Babai i Dua Lipës dhe organizatori i Sunny Hill Festival, Dukagjin Lipa, pak ditë më parë ka folur rreth këtij edicioni dhe risitë që do të jenë.
Në Radio Dukagjini, ai ka treguar se festivali nis të enjten, 25 korrik, në orën 14:00 dhe vendi tashmë është bërë një park dhe ka disa skena.
“Artistët tashmë i njohin Kosovën dhe Shqipërinë përmes Sunny Hill, ne nuk promovojmë vetëm Kosovën, promovojmë vendet e rajonit”, u shpreh ai.
I pyetur për raportin e Dua Lipës dhe Rita Orës dhe nëse kjo e fundit do të jetë ndonjëherë në Sunny Hill, Lipa tha se ajo ftohet çdo vit.
Tutje, Dukagjini shtoi se për shkak të angazhimeve nuk ka mundur që të jetë e pranishme deri më tani.
“Artistët e mëdhenj si Dua, Rita Ora apo Bebe Rexha kanë jetën e paraaranzhuar. Ne e ftojmë çdo vit Rita Orën, por në kohën kur mbahet i ka rastisur të mos ketë mundësi. Por, edhe ajo do të jetë mysafire patjetër”, theksoi ndër të tjerash.
Sunny Hill Festival do të mbahet nga data 25 deri më 28 korrik në një lokacion të ri, Bërnicë.
Sivjet do të performojë edhe artistja tjetër e famshme, Bebe Rexha. /Telegrafi/
BE në Kosovë thirrje partive politike: Zgjedhje të lira, të ...
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregu...
Grupi i pestë i haxhilerëve kthehet në Kosovë nga vendet e s...
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...