Valuri islandez ishte tepër i fortë për Vllazninë, duke fituar në Shkodër me rezultat 4-0, duke i eliminuar shkodranët nga Liga e Konferencës.
Ndryshe nga një javë më parë, ku Vllaznia tregoi personalitet dhe u ndëshkua vetëm në fund, në “Loro Boriçi”, shkodranët treguan një tjetër fytyrë, në një takim ku mbizotëruan gabimet dhe pësuan tre gola në pjesën e parë.
Sigurdsson, Tryggvason dhe Pedersen shënuan golat në pjesën e parë për Valur.
Një goditje e fortë për skuadrën e Brdaric, që edhe pse provoi të reagonte e kishte të pamundur.
Në krahun tjetër, Valur realizoi edhe golin e katërt në minutën e 68-të me anë të Haraldsson.
Me humbjen e sotme, Vllaznia eliminohet nga garat evropiane me rezultat të përgjithshëm prej 6-2 ndaj Valurit. /Telegrafi/
“Tirana, Shkupi, Prishtina janë bashkë”, studentët nga Kosov...
Nis protesta në Tiranë, studentët marshojnë drejt ambasadës ...
Shembet mbikalimi në Korenë e Jugut, tre të vdekur
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki–Kosovë
Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje 21-vje...
Protesta në Tiranë për gjuhën shqipe, studentët nisin marshi...