Policia e Malit të Zi ka reaguar ndaj informacionit të publikuar nga mediat malazeze se Gjukanoviqi është informuar se ndaj tij po përgatitet një atentat.
“Administrata policore nuk ka dijeni për informacionin e publikuar të cilin e ka konfirmuar edhe kabineti i ish-presidentit të Malit të Zi. Theksojmë se ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, si dhe ‘zyrtarë të caktuar ndërkombëtarë nga komuniteti i inteligjencës’ nuk e ka informuar administratën policore të Malit të Zi, se një grup i organizuar kriminal nga shteti fqinj dyshohet se po planifikon të kryejë një atentat, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë të një shteti tjetër fqinj”, thuhet në reagimin e policisë malazeze, raporton RTCG.
Gazeta “Vjesit” ka shkruar se një burim i afërt me Gjukanoviqin ka thënë se një zyrtar i lartë ushtarak i huaj nga Kosova e ka informuar atë se një grup i organizuar kriminal nga një shtet fqinj dyshohet se po planifikonte të kryente një atentat, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë të një vendi tjetër fqinj.
“Ish-presidenti i ka marrë informacionet e lartpërmendura nga disa zyrtarë ndërkombëtarë nga komuniteti i inteligjencës dhe me atë informacion ka njoftuar autoritetet shtetërore”, thuhet në përgjigjen e zyrës së Gjukanoviqit për “Vijesti”.
Zyra nuk ka treguar se kush dhe kur i janë dhënë këto informacione Gjukanoviqit. Duke iu përgjigjur pyetjes se a është rritur siguria e Gjukanoviqit, zyra e tij ka njoftuar se ajo është reduktuar.
“Ndryshimet e sigurisë kanë ndodhur deri në atë masë sa që siguria në vendbanimin e ish-presidentit është hequr gjatë ndërrimit të ditës”, thuhet në përgjigje.
Sipas zyrës së Gjukanoviqit, ish-presidenti nuk është ftuar për intervistim nga shërbimet malaziase të sigurisë. 62-vjeçari ishte president i Malit të Zi nga 2018-ta deri më 2023. Njihet për qëndrimet pro-Kosovës./rtk
Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni policinë
Ramush Haradinaj premton ujë të pijshëm dhe energji lokale p...
‘Bomberi’ dardan, Fisnik Asllani futbollisti më ...
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...
Kurti paralajmëron investim në Trepçë, thotë se do të vijë n...