Malisheva sot do ta luajë ndeshjen e parë në arenën ndërkombëtare.
Në Conference League do të përballet me ekipin nga Mali i Zi, Buduçnost.
Loja do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë me fillim nga ora 17:00.
Kjo ndeshje është e vlefshme për rrethin e parë kualifikues në UECL.
Në këtë edicion Malisheva pati paraqitje fantastike në Superligën e Kosovës.
Kjo skuadër u rendit e katërta duke arritur të bëjë histori duke lënë jashtë garave evropiane edhe skuadra të forta si Prishtina.
Ekipi i Qëndrim Kidës, u kualifikua për herë të parë në garat e UEFA-s, që nga themelimi në vitin 2006-të./kk
“Tirana, Shkupi, Prishtina janë bashkë”, studentët nga Kosov...
Nis protesta në Tiranë, studentët marshojnë drejt ambasadës ...
Shembet mbikalimi në Korenë e Jugut, tre të vdekur
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki–Kosovë
Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje 21-vje...
Protesta në Tiranë për gjuhën shqipe, studentët nisin marshi...