AC Milan ka filluar punën e tyre në merkaton verore.
Së fundmi, skuadra italiane ka shprehur interesim për yllin turk tek Real Madridi, Arda Guler, shkruan Arbresh.info.
Mediat italiane, kanë raportuar se Milani ka shprehur interesim që 19-vjeçari të mbërrijë tek Milano më të njëjtën formulë huazimi si ajo e Brahim Diaz, i cili para një sezoni u rikthye tek skuadra spanjolle.
Duke llogaritur në lojtarët që Carlo Ancelotti ka në dispozicion, gjasat që adoleshenti turk të ketë minutazh të mjaftueshme është e vogël.
Të paktën kështu mendojnë te Milan-i, ofertë kjo që mund të marrë lehtësisht miratimin e Carlo Ancelotti-t. Megjithatë, lojtari duhet ende të bindet, pasi ai raportohet të jetë pak ngurrues për t’u larguar nga Madridi dhe plot dyshime për aventurën e tij të mundshme në Serie A./ Arbresh.info
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...