Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, do të takohet sot me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq në Bruksel.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano konfirmoi mbajtjen e takimit të kryenegociatorëve të martën më 2 korrik.
Ky takim do zhvillohet si vazhdimësi e tentimit të organizimit të takimit të liderëve.
Sipas Stanos, në agjendën e takimit mes Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit do të jetë nisja e zbatimit të marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e arritur mes liderëve vitin e kaluar në Bruksel dhe Ohër.
Edhe përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se puna me kryenegociatorët Bislimi dhe Petkoviq vazhdon të maetën në Bruksel për të punuar në zhbllokimin e marrëveshjes./rtk
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...