Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça sot ka mësuar kundërshtarët në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Në turneun kualifikues, Trepça do të përballet me skuadrën e Keravnos (Qipro), ndërsa fituesi i këtij takimi luan në gjysmëfinale kundër kampionit të Çekisë, Nymburk.
“Nëse arrin në finale, Trepça do të luajë përballë fituesit nga takimet në mes të: Kutaisi (Gjeorgji), Levice (Sllovaki) e Kalev/Cramo (Estoni)”, ka njoftuar Federata kosovare e Basketbollit.
Katër turnetë e raundit kualifikues do të zhvillohen midis 15 shtatorit dhe 22 shtatorit. Ndërsa, orari i detajuar i ndeshjeve, si dhe vendi i zhvillimit, do të shpallen në korrik.
“Në kualifikime janë 24 skuadra që do t’i bashkohen 28 skuadrave që tashmë janë përcaktuar për edicionin e ri”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se edicioni i ri do të fillojë më 1 tetor 2024./Arbresh.info/
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...