Ukraina dëshiron që NATO-ja të marrë vendim të “fuqishëm” në samitin e NATO-s në Uashington muajin e ardhshëm, pasi Kievi synon ta çojë përpara synimin e vet strategjik për t’iu bashkuar aleancës ushtarake, tha këshilltari për politikë të jashtme i presidentit Volodymyr Zelensky.
Ihor Zhovkva tha për Reuters se Kievi dëshiron që samiti i NATO-s të përfundojë me rezultate konkrete.
“Mendoj se samiti meriton ta ketë një vendim të fuqishëm, përfshirë për Ukrainën. Sepse, nëse i mungojnë vendimet e fuqishme për Ukrainën, samiti do të jetë i kotë”, tha ai në Kiev të hënën vonë.
Ai nuk specifikoi se çfarë mendon se do të sillte një vendim i tillë.
Zelensky, ndërkohë, ka thënë se Kievi duhet të ftohet për t’iu bashkuar NATO-s në samitin e sivjetmë në Uashington, pasi dështoi të marrë ftesën në samitin e 2023-ës në Vilnius, pavarësisht lobimit.
Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg dhe Uashingtoni kanë thënë të dyja se nuk presin që 32 anëtarët e aleancës ta ftojnë Kievin për t’iu bashkuar asaj gjatë samitit që mbahet më 9-11 korrik.
Po,r Stoltenberg ka thënë se shpreson se samiti do të tregojë se Ukraina është duke lëvizur më afër anëtarësimit.
Aleatët kanë diskutuar për tekstin e mundshëm të deklaratës së samtit, i cili mund të dërgojë sinjal të tillë, duke deklaruar se rruga e Ukrainës drejt NATO-s është e “pakthyeshme”.
“Ne meritojmë vendim të fuqishëm. Për çdo vendim të NATO-s nevojitet pajtim. Të gjithë ne e dimë këtë, dhe ne e kuptojmë që mbase këtë herë, do të ketë pajtim përsëri në ditën e fundit para samitit”, tha Zhovkva./rel
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputet nga lista e LDK-s...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit
Vdes 24-vjeçari nga Azerbajxhani në Durrës, ra në kontakt me...
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...