Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, ka dalë me një apel për qytetarët e Kosovës, duke i lutur që të kenë kujdes në aktivitetet bjeshkatare dhe për ta evituar ekspozimin në diell. Ky apel i ShKShMK-së, vjen pas mbizotërimit të temperaturave të larta këto ditë në vendin tonë.
“Të dashur bjeshkatarë, dhe vizitorë të maleve. Ditëve të fundit dhe në vazhdim mbi vendin tonë mbizotëron një gjendje jo normale e temperaturave të larta. Ju lutem zgjidhni me kujdes aktivitetet e juaja bjeshkatare duke evituar ekspozimin në diell”, thuhet në apelin e Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës.
Ky shërbim i ka ftuar qytetarët që të marrin lëngje të mjaftueshme për ta hidratuar trupin para, gjatë dhe pas aktiviteteve në bjeshkë, duke e shoqëruar me minerale të nevojshme.
“Planifikoni shtigjet ku mund të furnizoheni me ujë si dhe keni veshmbathje të duhura në përshtatje me temperaturat: të lehta, me veti ajrosje dhe nuanca të ndritshme. Mbuloni kokën dhe qafën me kapela dhe shami mbrojtëse kundër diellit si dhe përdorni krem kundër djegies nga dielli. Bëni pushime të shpeshta gjatë ecjes dhe zgjidhni vende nën hije. Planifikoni itinerarin e ecjes duke u bazuar në elementet e menaxhimit të rrezikut, qasja në rrjetin GSM telefonik apo SOS satelitor”, thuhet në apelin e ShKShMK-së.
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media