Forcat ruse të sigurisë i kanë vrarë rrëmbyesit e disa pengjeve në një qendër ndalimi në jug të Rusisë, raportuan mediat shtetërore ruse më 16 qershor.
Pengjet në qendrën e paraburgimit në Rostov-on-Don nuk u lënduan, tha RIA Novosti, duke e cituar shërbimin federal të burgjeve ruse.
Novosti raportoi se rrëmbyesit janë “likuiduar”, ndërsa mediat lokale raportuan se disa prej të burgosurve janë vrarë.
U raportua se gjashtë të burgosur i morën peng dy pjesëtarë të stafit të qendrës së ndalimit në rajonin Rostov, duke e kërkuar një veturë dhe rrugë të hapur për t’u larguar.
Gjashtë rrëmbyesit u akuzuan për aktivitete terroriste, ndërsa disa prej tyre u raportua se kanë lidhje me Shtetin Islamik (IS).
IS-i ka kryer një numër sulmesh në tokën ruse në vitet e fundit, përfshirë një sulm në mars, kur burra të armatosur qëlluan me armë ndaj njerëzve në një sallë koncertesh në periferi të Moskës, duke i vrarë 145 njerëz./REL/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...