Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e dy personave të dyshuar, të cilët kërkohen për përfshirjen në një rast të vjedhjes.
Rasti ka ndodhur me datën 5 shkurt të këtij viti në Prishtinë.
Njoftimi i plotë:
Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra më Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.
Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje grabitqare, që ka ndodhur me datën 05.02.2024, në Prishtinë.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.


Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...