Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani njoftoi sot një paketë të re ndihme për Ukrainën në shumën 140 milionë euro për infrastrukturën, shëndetësinë dhe bujqësinë.
“Është vendimi i fundit i qeverisë së Italisë, dhe janë gjithashtu 45 milionë për rindërtimin në Odessa.
Sot do të nënshkruajmë një memorandum për bashkëpunim në atë fushë. Është e rëndësishme që Italia të mbështesë rindërtimin e katedrales në Odessa,” deklaroi Tajani në konferencën për rindërtimin e Ukrainës në Berlin.
Ai theksoi se Italia është një vend me ekonomi dhe sektor privat të mirë dhe për këtë arsye dëshiron të investojë në Ukrainë./abcnews.al
Protesta në Shkup për provim të Jurisprudencës në shqip, Mic...
Faton Peci për Vjosa Osmanin: Kam pasur dëshirë që edhe ajo ...
Kurti përuroi investimet në efiçiencë të energjisë në tri nd...
Trump mbërrin në Kinë për një takim me rëndësi të madhe me X...
Arrestohet i dyshuari për posedim të narkotikëve në Ferizaj
Kryeministri në detyrë Kurti bëri homazhe në Korishë