Mesfushori i Italisë, Jorginho foli për faqen zyrtare të UEFA-s përpara fillimit të Kampionatit Europian, Gjermani 2024, ku skuadra e Luciano Spalletti-t do të përballet në grup me Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë.
I pyetur pikërisht për vështirësinë e grupit ku ndodhet Italia, ai theksoi se kanë kundërshtarë të fortë, ndërsa shtoi se e sigurt është që ky grup do të dhurojë spektakël për futbolldashësit.
“Po, është një grup i vështirë me ekipe të mëdha. Është një grup që do të na mbajë të zënë, por ne do të luajmë fort sepse edhe ne jemi një ekip i madh. Mendoj se do të jetë një shfaqje e shkëlqyer për ata që e duan futbollin”-tha fillimisht italiani.
Teksa i pyetur për Scamacca-n, mesfushori deklaroi se i besojnë shumë sulmuesit të Atalanta-s, pasi ka cilësi dhe potencial.
“Unë mendoj se mund t’i besojmë atij, ai mund të na japë shumë. Ai ka cilësi dhen potencial për të na ndihmuar. Ne presim shumë nga ai, si dhe nga të tjerët, ai duhet të japë më të mirën dhe të vihet në dispozicion të ekipit sepse në fund rëndësi ka grupi dhe ekipi”-u shpreh Jorginho./Ss
Abdixhiku dhe Osmani në Istog: Nuk mund të ketë zhvillim të ...
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...
Kurti premton investime për rininë dhe turizmin në Pejë
Aksident fatal në Greqi, humb jetën një 55-vjeçar shqiptar