Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka marr pjesë në ceremoninë e organizuar për 25-vjetorin e vendosjes së Bondsteel-it në Kosovë.
Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci ka thënë se vendosja e bazës së parë amerikane në Kosovë konfirmon lidhjen tonë të përjetshme me SHBA-të, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Vendosja e Bondsteel, bazës së parë Amerikane në Republikën e Kosovës, konfirmoj lidhjen tonë të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat angazhohemi t’i thellojmë gjithmonë.
Në 25 vjetorin e saj, me ftesë të kolonel Jason Baker mora pjesë në ceremoninë dhe aktivitetet e organizuara në shënim të kësaj dite.
Kampi Bondsteel është një nga bazat më të mëdha ushtarake të SHBA-së në Evropë e ndërtuar në vitin 1999 pas intervenimit të NATO-s në Kosovë, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në stabilizimin e rajonit dhe gjithashtu ështe një simbol i përkushtimit të SHBA-së për paqen dhe sigurinë në Ballkan./Arbresh.info
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...
Pëson lëndime të rënda me motor, vdes shtetasi i huaj në Pri...
Aksion policor në Mitrovicë, konfiskohen dy armë zjarr