Gol dhe asist, Nedim Bajrami ishte protagonisti i madh në suksesin 3-1 përballë Azerbajxhanit, teksa në “KUQEZI” në SuperSport 2, ai theksoi:
“Në Kombëtare jemi të gjithë të motivuar. Goditjet nga jashtë i kemi, i provojmë çdo herë. Herën e kaluar supergol Asani, sot unë, të vazhdojmë kështu…
Italia? Të luftojmë për çdo pikë dhe çdo top. Jemi përgatitur shumë mirë këtu në Austri. Besoj se jemi gati.
Broja? Kuptohemi shumë mirë, brenda dhe jashtë fushë. Ai është rikthyer nga dëmtimi, ndihemi shumë mirë bashkë. E dimë se do të jetë e vështirë, por do të japim maksimumin në Europian”, u shpreh 25-vjeçari nga Tetova.
Abdixhiku dhe Osmani në Istog: Nuk mund të ketë zhvillim të ...
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...
Kurti premton investime për rininë dhe turizmin në Pejë
Aksident fatal në Greqi, humb jetën një 55-vjeçar shqiptar