Dy persona janë arrestuar në Skenderaj pasi që dyshohet se pas kanë therur me thikë një të mitur pas një mosmarrëveshje, raporton Policia e Kosovës.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor ndërsa sipas policisë, njëri i dyshuar është liruar ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.
“Skenderaj /04.06.2024-10:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale që kishin pasur me viktimën mashkull kosovar, dyshohet se e kishin sulmuar fizikisht atë duke e goditur me thikë. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari i dytë është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Haxhiu ‘ironizon’: Veç edhe presidenti na ka mbetë, edhe kre...
FIFA rrit përsëri çmimet e biletave
Ministri shqiptar: Samiti i Diasporës, platformë kyçe për ba...
Rritja e faturave të energjisë për shkak të luftës, Starmer ...
Partitë pajtohen që rezoluta e PDK’së për luftën të votohet ...
Kurti u prit në darkë nga Ministri i Shtetit për Mbrojtje