Të privuar nga liria, por jo nga përfitimi i zanateve të reja.
Në një përpjekje për të transformuar të ardhmen ndaj 700 të burgosurve, Burgu i Dubravës ofron trajnime profesionale.
Përveç, dënimit të tyre, të burgosurit këtu shfrytëzojnë mundësinë për të zhvilluar aftësitë e tyre në zanate të ndryshme.
Përfitimet e kësaj praktike janë të dyanshme.
Tash e tre vjet, çdo ditë e B. D zbardhet brenda këtyre katër mureve të burgut të Dubravës.
I kanë mbetur edhe pak muaj deri në përfundim të dënimit të tij.
Lexo edhe:
Brenda fermës së lopëve dhe asaj të pulave në Burgun e Dubravës
Megjithatë, ky i burgosur gjatë vuajtjes së dënimit, në këtë qendër korrektuese ka shfrytëzuar mundësinë e përfitimit të një zanati, i cili do i ndihmojë ta ketë me lehtë të gjejë punë pas daljes nga këtu dhe kthimit në jetën normale.
Tetë orë të ditës së tij, ai i shpenzon duke punuar me zanatin që e ka mësuar këtu.
“Si prej mëngjesit që vijmë ne këtu ja nisim me punu, jemi me punëtorët me stafin së bashku. Në këtë moment jemi duke i punuar disa dritare brenda këtu në burg. Kjo punë nuk është edhe aq e lodhshme, me punën jemi të kënaqur shumë dhe disi na relakson”, thotë ky i burgosur.
Përveç, sektorit metal punues, të burgosurit këtu punojnë në sektorë të ndryshëm duke filluar nga mirëmbajtja, puna në kuzhinë, mirëmbajtja e kopshtit, blegtoria, lavërtaria si dhe sektori i bujqësisë./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...