Einxhel Shkira dhe Dj Dagz u njohën në një ‘reality-show’ në 2021, ku u dashuruan dhe më pas u bekuan me një djalë, Trev. Aktualisht, prej një muaji, ata janë zhvendosur në Prishtinë, ku po jetojnë të tre.
Para pak kohësh Dagz i propozoi moderatores për martesë. Por a kanë ata në plan një dasmë? Kësaj pyetjeje Einxhel i është përgjigjur sonte “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, ku tregoi:
“Dagz e dëgjove? Unë unazën e kam, propozimin e kam marrë. Tani po pres dasmën përrallore. Bregdeti, perëndimi…Duhet të jetë si e dua unë. Nëse nuk nis një beb tjetër, me siguri martohem shumë shpejt”.
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...