Gianluigi Buffon fitoi me Italinë e tij titullin kampion bote në vitin 2006. Tani me një rol drejtuesi në kombëtaren e kaltër, ish-portieri do të kthehet në Gjermani si kampion i Evropës dhe me mision mbrojtjen e trofeut.
“Kthimi në Gjermani do të jetë i bukur, ashtu si fakti që tani jam shef i delegacionit i një grupi të shkëlqyer dhe një skuadre, që për mua është e një niveli shumë të lartë. Do të jemi protagonistë, sepse kështu kërkon historia jonë, për të mos thënë që na e imponon”.
Italia do ta nisë mbrojtjen e titullit kampion Evrope pikërisht kundër Shqipërisë në sfidën e parë më 15 qershor në Dortmund. Duke njohur rivalët e tjerë të Grupit B, Bufon pret ndoshta jo ndeshjen më të vështirë, por atë më delikate.
“Do të isha hipokrit po të thoja se kjo është ndeshja më e vështirë. Por me shumë mundësi do të jetë shumë delikate dhe e rëndësishme, pasi nisja në mënyrën më të mirë do të na bënte mirë të gjithëve”.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...