Në nderim të rënies heroike të dëshmorëve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe në Kompleksin Memorial në Marinë të Komunës së Skenderajt.
Kurti vendosi lule të freskëta në përkujtim të rënies heroike të dy luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në betejën e ashpër me forcat serbe, shkruan Arbresh.info.
Duke ju falënderuar luftës së tyre e shokëve të tyre, dëshmorëve, veteranëve e invalidëve të luftës, dhe popullit mbarë, gëzojmë lirinë dhe e kemi shtetin, tha Kryeministri, duke ritheksuar se u jemi përjetë mirënjohës dhe falënderues.
Kryeministri tha se kjo duhet bartur brez pas brezi dhe institucionalizuar në muze në mënyrë që të mësohet historia e dëshmorëve.
Në bashkëbisedim me familjarët e dëshmorëve, Kryeministri Kurti vlerësoi kontributin e këtyre dy familjeve patriotike dhe i falënderoi për qëndresën e tyre./Arbresh.info/

Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...