Trajneri italian Simone Inzaghi do të marrë një kontratë të re nga Interi, me të cilën klubi synon ta shpërblejë pas fitimit të Scudettos.
Il Corriere dello Sport shkruan se Inzaghi do të marrë një kontratë sipas së cilës do të fitojë 6.5 milionë euro në vit.
Ai tashmë është takuar me pronarët e rinj të Interit dhe së shpejti do të vijojë një takim i ri me përfaqësuesit e kompanisë Oaktree dhe drejtuesit e klubit për të nënshkruar vazhdimin e bashkëpunimit.
Kontrata aktuale e Inzaghit skadon në qershor të vitit 2025 dhe pritet që atij t’i ofrohet një kontratë e re dyvjeçare.
Megjithatë, ende nuk dihet nëse do të jetë një zgjatje për një sezon me opsionin e vazhdimit të bashkëpunimit edhe për një tjetër apo një kontratë të thjeshtë dyvjeçare.
Sido që të jetë, flasim për një rritje të pagës së trajnerit të Interit nga 5.5 në 6.5 milionë euro, përfshirë edhe bonuset.
Megjithatë, nëse spekulimet konfirmohen, ai nuk do të jetë trajneri më i paguar në Serie A, pasi Antonio Conte pritet të nënshkruajë një kontratë me Napolin me vlerë rreth 8 milionë euro në sezon, përfshirë bonuset.
Ishte Inzaghi që zëvendësoi Conten në 2021 te Interi dhe fitoi gjashtë trofe me Nerazzurrët.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë