Istogu është kampion i Kosovës në hendboll për edicionin 2023/2024.
Në finale të play-offit, Istogu e mposhti Ferizajn.
Pas fitores së arritur të enjten në Ferizaj, Istogu fitoi edhe të dielën mbrëma në Banjë, me rezultat 31:30.
Kështu me rezultat 2:0 në serinë finale, Istogu e mbrojti titullin e kampionit të Kosovës.
Për skuadrën istogase është titulli i katërt në histori dhe i treti rresht. Fillimisht Istogu kishte triumfuar në edicionin 2018/19 e më pas edhe në edicionet 2021/2022 dhe 2022/2023.
Ndeshja e së dielës ishte shumë e fortë dhe shumë interesante. Pas pjesës së parë Ferizaj ishte në epërsi prej një goli, 15:14. Por në pjesën e dytë skuadra vendase shfaqi më shumë dhe ishte gjithë kohën në epërsi. Por lufta sportive nuk është ndalur deri në fund. Istogu ia doli të mbajë epërsinë për festë të madhe në fund të takimit.
Kupën e kampionit, kapitenes së Istogut, Albina Rugova, ia dorëzoi presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini.
Për Rugovën ishte ndeshja e fundit me Istogun. Ajo karrierën e vazhdon në Zvicër. Largohet si kampione dhe si ikonë e hendbollist istogas.
Shqipëria këtë vit planifikon t’i mbyllë 16 kapituj në proce...
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...
Mot i paqëndrueshëm të martën, priten reshje në shumicën e v...