Kastriot Rexhepi nga koalicioni “VLEN” vlerëson se kreu i kuvendit duhet t’i takojë shqiptarëve.
Rexhepi tha se pret që të respektohet rregulli i pashkruar që njëri nga tre pozitat kryesore në shtet të udhëhiqen nga kuadër shqiptar.
Në këtë mënyrë sipas Rexhepit do të demantohen perceptimet se VMRO-ja është parti antishqiptare.
“Unë mendoj se ajo një lloj tradite, rregull i pashkruar që është vendosur konform specifikës multietnike të shtetit dhe pa marrë parasysh në numrat të cilat disponon një koalicion qeveritar, në këtë rast ata të cilët e marrin mandatin, sepse mandatar është vetëm se një pas çdo zgjedhje, që të tregojnë që një nga tre pozicionet kryesore në shtet i takojnë shqiptarëve, si popull i dytë shtetformues dhe të reflekton një realitet. Po ashtu të tregojnë edhe nga ana e tyre edhe VMRO-ja, të demantojnë të gjithë percepcionin që është krijuar që janë një parti antishqiptare dhe në këtë mënyrë të tregojnë që nuk u pengon atyre që të udhëhiqet kuvendi nga një kuadër shqiptar dhe besoj që kjo do të realizohet”, theksoi Kastriot Rexhepi nga VLEN në intervistë për Alsat.
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...