Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar Ditën e Martirëve të Korishës.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se më 13 maj të vitit 1999, forcat e armatosura të Serbisë kryen masakër mbi popullsinë civile të pafajshme në Korishë, shkruan Arbresh.info.
“Aty u vranë 77 civilë. Prej tyre, 14 ishin fëmijë.”, ka shrkuar ai.
Kurti theksoi se vrasjet pa dallim moshe e gjinie, janë dëshmi e pafajësisë së tyre dhe e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.
“Në Ditën e Martirëve të Korishës, kujtojmë civilët shqiptarë nga Korisha dhe fshatrat Bllacë, Budakovë, Greikoc, Reshtan, Mushtisht e Maçitevë, të vrarë në maj të vitit 1999. Përkujtojmë viktimat civile që ishin futur në kurthin e vdekjes prej forcave serbe.”, shtoi kryeministri.
“Lavdi martirëve të Korishës! Lavdi secilës jetë të sakrifikuar në rrugën tonë për liri!”, përfundoi Kurti./Arbresh.info/
Nëntë shtete të BE-së kundërshtojnë objektivat e reja për au...
Shërbimet shëndetësore përkeqësohen kur infermierët janë të ...
Ronaldo apo Messi? – Mbappe jep parashikimin e tij se ...
Bie turizmi, pasiguria ndikon tek të huajt, operatorët të sh...
Netanyahu po përgatiste një sulm të rëndësishëm ndaj Iranit ...
Numërohen 11% e votave për deputetë, këta janë më të votuari...