Graham Potter vazhdon të jetë një nga emrat që mund të marrë drejtimin e skuadrës së Milan sezonin e ardhshëm.
Trajneri, aktualisht nën kontratë me Chelsea-n është lidhur që në muajin shkurt me një kalim te “kuqezinjtë” e Serie A.
Duke pasur parasysh se Potter ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me Chelsea-n, nga e cila i kanë mbetur edhe tre vite, padyshim që klubi londinez do ishte i gatshëm për ta ndërprerë atë dhe në këtë mënyrë kalimi i trajnerit te “Djalli” do të ishte shumë lehtë i arritshëm.
Vlen të theksohet se Potter ndiqet edhe nga klubi i Ajax, me holandezët që po kërkojnë një trajner me eksperiencë për t’i besuar ekipi./ss
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...