Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme:
08:00
Këshilli Ministror për Integrim Evropian (KMIE) mban mbledhjen e VI-të. Marrin pjseë dhe kryeministri Albin Kurti dhe zv.kryeministri Besnik Bislimi. (Ndërtesa e Qeverisë)
09:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton projektligjet për kripto-asetet dhe për regjistrin e pronarëve përfitues. (Ndërtesa e Kuvendit, N10)
10:00
Kuvendi i Kosovës mban seancë solemne në nderim të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, dhe 315 dëshmorëve e martirëve, të rënë më 30 prill 1999 në Drenicë. (Ndërtesa e Kuvendit)
10:00
Mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor për lëndën përmbarimore në mes të Debitorit Telekomi i Kosovës Sh.A. dhe Kreditorit Dardafon.net L.L.C. (Pallati i Drejtësisë)
11:00
Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite janë shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH si dhe votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare. (Ndërtesa e Kuvendit)
11:00
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, prezanton analizën “Ligji i ri i punës: Në mes të nevojës dhe kërkesave për ndryshim”. (Zyrat e KDI-së, rr. “Bajram Kelmendi”)
11:00
“International Maarif Schools of Kosova” organizon panairin e shkencës, ku prezantohen punimet e nxënësve në fushat e Kimisë, Fizikës, Biologjisë, Matematikës, TIK-ut dhe Gjuhës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)
12:00
Ministria për Kulturë, Rini e Sport do të lansojë programin “Super Sportistët”, në të cilin do të investojë 4 milionë euro për katër vitet e ardhshme për sportistët e rinj të sporteve olimpike. (Hotel “Nartel”, Prishtinë)
12:00
Komuna e Vushtrrisë organizon Akademi Përkujtimore në Përvjetorin e Masakrës së Studimes. Merr pjesë dhe presidentja Vjosa Osmani. (Te Varrezat e Martirëve, Studime)
18:30
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) shënon 24-vjetorin e themelimit. (Hotel “Venus” magjistralja Prishtinë – Lipjan)
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...