Në Sofje të Bullgarisë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u mirëprit edhe nga presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, me të cilën zhvilloi një takim bilateral pas atij që kishin bashkë në kryeqytetin e Republikës së Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar.
Takimin e dytë brenda katër muajve kryeministri Kurti e cilësoi së dëshmi të marrëdhënieve të mira, teksa theksoi rëndësinë e takimeve të tilla të shpeshta për marrëdhëniet dypalëshe, përcjell Arbresh.info.
Ai falënderoi Bullgarinë për mbështetjen e saj në periudha vendimtare të vendit dhe popullit tonë, për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit tonë në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës tash së fundmi, për bashkëpunimin e ngushtë rajonal dhe për kontributin e saj në sigurinë rajonale si anëtare e NATO-s.
Folën për raportet ekonomike ndërmjet dy vendeve, mundësitë që i kemi përpara për thellimin dhe fuqizimin e tyre si dhe për sigurinë e kontinentit dhe rajonit përballë sfidave të kohës. Biseduam gjithashtu edhe për fushën e mbrojtjes ku këtë vit ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës dhe ai i Republikës së Bullgarisë pritet të nënshkruajmë një Marrëveshje Bashkëpunimi.
Në kuadër të Odës Ekonomike Kosovë-Bullgari e cila u themelua vitin e kaluar, këtë vit planifikohet të organizohet forumi ekonomik për biznese me qëllim nxitjen e investimeve të huaja dhe shkëmbimeve tregtare./ Arbresh.info
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur