Politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviq, ka akuzuar Serbinë se është përpjekur ta vrasë vajzën e tij, Klara.
Me anë të një postimi në X, Sanduloviq u shpreh se vajza e tij i shpëtoi për pak një shpërthimi pasi disa persona i hodhën sheqer në rezervuarin e veturës.
Ai theksoi se regjimi kriminal në Serbi nuk heq dorë nga synimi për të më eliminuar fizikisht Sanduloviqin dhe vajzën e tij, Klaren
“Pas rrëmbimit tim dhe tentativës për vrasje, tashmë vajza ime Klara ishte shënjestër e një atentati!!! Ata hynë në veturën e saj dhe i hodhën sheqer në rezervuar, që bllokoi plotësisht motorin ndërsa ajo po e drejtonte dhe për pak sa nuk shkaktoi shpërthim. Vetëm me qetësinë e saj arrin të shmangë një aksident gjatë vozitjes dhe të ndalojë në mënyrë të sigurt makinën. Makina ndodhet aktualisht në një qendër shërbimi të autorizuar ku motori është çmontuar plotësisht për të përcaktuar nëse sheqeri është derdhur në rezervuar. Regjimi kriminal në Serbi nuk heq dorë nga synimi për të më eliminuar fizikisht mua dhe vajzën time Klara. A do ta shikojë bota dhe komuniteti ndërkombëtar me qetësi dhe do ta lejojnë të ndodhë? A ka pasur një rast identik me opozitarin e vrarë Navalny?”, ka shkruar Sanduloviq.
Kujtojmë se Sanduloviq në fillim të këtij viti u rrah nga autoritetet serbe pasi postoi foto nga vizita që bëri në Prekaz./Arbresh.info
After my kidnapping and attempted murder, now my daughter Klara was the target of an assassination attempt!!!
They broke into her car and poured sugar into her tank, which completely blocked the engine while she was driving it and almost caused an explosion. Only with her…— Nikola Sandulovic (@Sandulovic_N) April 16, 2024
Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov U...
KQZ-ja nuk e miraton shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve pë...
Osmani përkujton Pajazitin, Zejnullahun dhe Hoxhën: Sakrific...
Arsenali ofron dy yje për të siguruar nënshkrimin me Julian ...
Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 p...
Shembet një minierë në Kongon lindore, 200 persona humbasin ...