Rusia e ka urdhëruar një diplomat slloven të largohet nga vendi, si hakmarrje ndaj vendimit të Sllovenisë për ta dëbuar një diplomat rus, njoftoi Ministria e Jashtme e Rusisë të premten.
Ministria tha se i ka thënë ambasadorit slloven se vendi i tij është përgjegjës për “shkatërrimin e marrëdhënieve dypalëshe” mes Rusisë dhe Sllovenisë.
“Ndiejmë keqardhje për këtë hap haptazi jomiqësor, në kontekst të qëndrimit të përgjithshëm të Lubjanës drejt shkatërrimit të marrëdhënieve Rusi-Slloveni”, thuhet në komunikatë.
Sllovenia e dëboi më 21 mars një diplomat rus për shkak të “veprimeve në shpërputhje me statusin diplomatik”./rel
Kurti: Kosova ka potencial për t’u bërë pjesë e historive gl...
Oda Ekonomike Amerikane: Kosova të zhvillojë infrastrukturën...
Ra në krye të detyrës në Maliq, polici do të varroset në ven...
Kusari-Lila sot mban konferencë për media, njofton masa të r...
Panairet ekonomike, Kurti: Ekonomia e Kosovës rritet përmes ...
Kosova dhe Serbia japin zotime për normalizim, pajtim dhe ra...