TikTok planifikon të lëshojë një aplikacion të ri për ndarjen e fotografive për të rivalizuar Instagramin.
Në një njoftim dërguar përdoruesve, TikTok thotë se po përgatitet të lëshojë një aplikacion të ri për ndarjen e fotografive të quajtur TikTok Notes.
TikTok Notes do të ndajë postimet ekzistuese dhe të ardhshme të TikTok me foto dhe përdoruesve do t’u ofrohet opsioni për të dalë nga shërbimi.
TechCrunch ka zbuluar një URL të re photo.tiktok.com, e cila u shfaq shkurtimisht në internet për të hapur aplikacionin TikTok Notes. Sipas asaj që ishte e dukshme, përdoruesit do të kenë mundësinë të krijojnë edhe titra për fotot.
TikTok thotë se po eksploron mënyra për të fuqizuar komunitetin e tiktokers për të krijuar dhe ndarë krijimtarinë e tyre duke përdorur foto dhe tekst në një hapësirë të dedikuar për ato formate.
Nuk është njoftuar se kur është planifikuar të lëshohet aplikacioni TikTok Notes. /Telegrafi/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës