Në Sllovaki po mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Ivan Korçok, kandidat i pavarur, i cili në rundin e parë të votave i ka fituar 42% të votave, kundërkandidat ka social-demokratin Peter Pellegrini, i cili në rundin e parë ka fituar 37% të votave.
Qytetarët sllovakë po votojnë në rundin e dytë të zgjedhjeve për president të vendit. Qendrat e votimit janë hapur në orën 7, ndërsa do të mbyllen në ora 22. Qytetarët do të votojnë mes dy kandidatëve, Ivan Korçok dhe Peter Pellegrini që fituan më së shumti vota në rundin e parë. Të drejtë vote kanë më shumë se 4.3 milionë votues të regjistruar, ndërsa do të mund të votohet vetëm brenda vendit sepse nuk lejohet votimi jashtë vendit.
Kandidati Ivan Korçok, ish-ministër i jashtëm i Sllovakisë, kandidat i pavarur ka votuar në Senec në një shkollë fillore. Si kandidat i pavarur, Korçok ka përkrahjen e disa partive; Liria dhe Solidariteti, Sllovakia Progresive dhe Lëvizja Kristian Demokratike. Kundërkandidat ka social-demokratin, skeptikun ndaj Ukrainës Peter Pellegrini, ndërsa në rundin e parë të zgjedhjeve ka fituar 42% të vota. E kandidati tjetër Peter Pellegrini ka votuar në Bratisllavë. Ish kryeministri dhe tani kryetari i parlamentit Pellegrini, në rundin e parë ka fituar 37% të votave. Fituesi i këtyre zgjedhjeve do ta zëvendëson avokaten dhe aktivisten ambientaliste presidenten Zuzana Çaputova, e cila është presidentja e pestë e Sllovakisë që nga viti 2019.
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...
Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: ...
Rama në SHBA, kërkon investime amerikane për Lojërat Mesdhet...
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit