Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim zyrtar homologen e saj nga Federata e Austrisë, ministren Alma Zadiç.
Pas takimit, ministrja Haxhiu dhe ministrja Zadiç kanë nënshkruar deklaratë të përbashkët të bashkëpunimit mes dy shteteve Kosovë-Austri në lidhje me sundimin e ligjit.
Haxhiu tha se deklarata bazohet në përpjekjet e ndërsjella për të forcuar marrëdhëniet miqësore mes të dy vendeve, duke theksuar se këto raporte ekzistojnë për shekuj me radhë dhe nga sot e tutje edhe më shumë për zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet dy palëve në fushën e fuqizimit të sundimit të ligjit.
Kurse Alma Zadiç, tha se situata në Kosovë është komplekse dhe rrethanat të cilat këto reforma janë duke ndodhur janë të këqija.
Tutje shtoi, se Kosova duhet të luftojë korrupsionin.
Ajo deklaroi se do ta mbështes Kosovën në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian dhe përgëzoi Kosovën për dritën jeshile në kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës duke premtuar se Austria do të jetë partnere në këto përpjekje të përbashkëta./rtk/
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...