Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Armenisë me rezultat 1-0 në mesin e pjesës së parë në ndeshjen miqësore që po zhvillohet në Yerevan.
Pas disa aksioneve të bukura, Kosova arriti të shënojë në mesin e pjesës së parë.
Zhvillohej minuta e 25-të e takimit kur Edon Zhegrova pranon një top afër zonës, futet në brendësi, gjuan bukur, por topi ndalet në traversë, ndërsa nga top i kthyer Milot Rashica shënon nga afër për 1-0.
Një aksion i bukur i lojtarëve të Kosovës, që po luajnë me dëshirë të madhe.
Kjo është ndeshja debutuese e përzgjedhësit Franco Foda në drejtimin e Kosovës. /Telegrafi/
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë