Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti në takim shefen e re të Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Mary Ann Hennesy, e cila këto dite ka filluar detyrën në këtë pozitë.
Fillimisht Ahmeti e uroi Hennesy për emërimin e saj duke ofruar gatishmërinë e plotë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin e mëtutjeshëm me Zyrën e Këshillit të Evropës në Kosovë, përcjell Arbresh.info.
Ahmeti më tej duke theksuar rëndësinë e jashtëzakonshme të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshill të Evropës, njoftoi në lidhje me hapat pozitive që ka ndërmarrë Republika e Kosovës në plotësimin e para kushteve të ngritura nga raportuesit.
Nga ana e saj, Hennesey shprehu kënaqësinë për emërimin e saj në këtë pozitë dhe realizimin e takimit, veçanërisht në këtë kohë të dinamizmit të raporteve Kosovë – Këshill të Evropës, duke ofruar gatishmërinë e saj për bashkëpunim të plotë dhe shtyrjen përpara të projekteve konkrete e që janë në fushëveprim dhe mandat të kësaj zyre.
Në veçanti Hennesey, shprehu përgëzimin për institucionet e Republikës së Kosovës për implementimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pronat e Manastirit të Deçanit, duke shtuar se ky është sinjal dhe mesazh i fuqishëm që Kosova është e gatshme t’i bashkohet Këshillit të Evropës, si institucion i cili ndër të tjerash ka fushëveprim edhe sundimin e ligjit.
Sa i përket bashkëpunimit bilateral, Hennesy njoftoi edhe në lidhje me prioritetet e punës së saj duke u fokusuar në temat që lidhen veçanërisht me Qeverisjen Lokale, çështjet sociale, të drejtat e njeriut me theks projektet e ndërlidhura me barazi gjinore, orientime seksuale si dhe mbështetjen për zbatimin në praktik të Konventës së Stambollit./Arbresh.info
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...