Ashtu si të gjithë liderët e tjerë anembanë botës, edhe presidenti rus, Vladimir Putin vendosi të shënojë 8 marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Lideri rus zhvilloi një vizitë në Shkollën e Pilotëve të Forcave Ajrore në Krasnodar, ku u takua me femrat që stërviten aty të cilat i vlerësoi për kontributin e tyre dhe më pas iu dha dhe nga një buqetë me lulë.
Një mesazh të veçantë, Putin pati për femrat ruse që luftojnë në Ukrainë, tashmë prej më shumë se dy vitesh.
Më tej, kreu i Kremlinit firmosi dhe një dekret me rastin e 8 marsit përmes të cilit fali dënimin për 52 femra, disa prej të cilave kanë prindër ushtarakë.
Sipas ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu , më shumë se 300,000 gra shërbejnë dhe punojnë në forcat e armatosura të Rusisë./A2CNN
Për të dytin vit radhazi, PSG e fiton Ligën e Kampionëve
Hamza nga Lipjani: Kosova nuk është vend i krizave të pafund...
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...