Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, nuk ka kaluar pa përplasje ndërmjet deputeteve të pozitës e opozitës.
Përplasja ka ndodhur ndërmjet deputetë së LDK-së Doarsa Kica-Xhelili me deputetë e VV-së Driton Hyseni dhe Halil Thaçin dhe Salih Zyben.
Deputete e VV-së e kanë përmendur 5 marsin si datë jo të denjët për mbajtjen e kësaj mbledhje nen arsyetimin e angazhimeve që janë për shënimin e Epopesë se UCK-së.
Deputeti Hyseni ka thënë se sot në Kuvend ka pasur seancë të veçantë kushtuar 5 marsit.
E deputja Kica -Xhelili, reagoi në lidhje më këtë çështje duke thënë se VV-ja nuk mund të flas për këtë cështje, pasi sipas saj, ata Kosovën e shohin si shtet të përkohshëm.
“A mundesh me fol për këto tema a, kur je me VV. I fundit je që mundesh me fol për 5 mars përderisa mendoni që Kosova është shtet i përkohshëm”, ka thënë ajo.
Kjo deklaratë ka bërë që deputet e pozitës ta lëshojnë mbledhjen.
Ndërsa paraprakisht gjatë kësaj mbledhje kishte debate mes anëtarëve të këtij komisioni se a duhet të ketë përfshirje të ekspertëve brenda hulumtimeve.
Nga ana e opozitës ngecja e këtij procesi të cilit i kanë mbetur vetëm edhe një muaj afat deri më 6 prill, u konsiderua si përpjekje e mazhurancës për fshehjen e së vërtetës./eo
Kvaratskhelia për finalen me Arsenalin: Ndeshja më e madhe e...
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...