Nga arresti shtëpiak, ku ndodhet që prej 30 dhjetorit 2023, ish-kryeminstri i Shqipërisë, Sali Berisha ka përshëndetur inaugurimin e bazës ajrore të NATO-s në Koçovë.
Duke folur si kryetar i Partisë Demokratike, Berisha përmend anëtarësimin si një arritje të qeverisë së tij, duke u shprehur se edhe sot kjo forcë politike e mbështet aleancën pa rezerva.
“Sot u inaugurua në Kuçovë, pas rikonstruksionit të Aeroportit, baza ajrore e NATO-s në Shqipëri. Partia Demokratike, si forca politike e parë në Europën ish-komuniste që kërkoi anëtarësimin e vendit në NATO dhe që 15 vjet më parë me reforma të thella dhe të shumanshme antarësoi Shqipërinë në NATO, përshëndet këtë ngjarje të rëndësishme për sigurinë e vendit dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut. Partia Demokratike garanton NATO-n se ajo sot dhe në të ardhmen mbështet pa rezerva bashkëpunimin me Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe mbetet e vendosur në respektimin e të gjitha detyrimeve politike dhe ushtarake të Shqipërisë ndaj saj”, shkruan Sali Berisha.
Kjo bazë ka infrastrukturë moderne me helikopterë e dronë të armatosur dhe avionë luftarakë të Aleancës, e cila i jep vendit tonë një rëndësi të re gjeostrategjike. Ajo do të shërbejë si qendër për aktivitetet e Forcës sonë Ajrore, duke ofruar infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës. Punimet për rikonstruksionin e saj nisën në janar të vitit 2022. Prej asaj kohe, është punuar për sistemin e rrethimit dhe të sigurisë e po ashtu të mbrojtjes në perimetrin ku shtrihet kjo bazë./a2cnn
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...