Gjenerallejtnanti Huan Pablo Sançez De Lara (Juan Pablo Sanchez) e ka konsideruar hapjen e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë si një shenjë vlerësuese për Shqipërinë si aleate por edhe një hap më i madh për ruajtjen e sigurisë së rajonit.
Ushtaraku i NATO-s tha se kjo bazë është dëshmi se Aleanca është e angazhuar në këtë rajon dhe Shqipëria është e gatshme për të marrë përgjegjësi për të mbrojtur sigurinë e paqe.
“Jam i lumtur të përfaqësoj NATO-n në këtë ceremoni. Shqipëria është integruar plotësisht në NATO me synim për të siguruar paqen dhe sigurinë kombëtare. Kjo bazë është simbol i kontributit të saj në NATO. Po përcjellim siguri dhe solidaritet të ndërsjellët. NATO do garantojë përmes kësaj baze sigurinë më të mirë ajrore. Përurimi i kësaj baze tregon se aleanca jonë është e angazhuar në këtë rajon dhe Shqipëria është më shumë se kurrë e gatshme për të marrë më shumë përgjegjësi për të mbrojtur sigurinë e paqe. Jam e sigurt që kjo bazë do të jetë në përputhje me standardet e NATO-s e do të forcojë bashkëveprimin në kuadër të Aleancës. Ne do të kemi më shumë gatishmëri ushtarake dhe të jemi të gatshëm për operacionet e NATO-s dhe të garantojmë sigurinë dhe paqen. Së bashku do të qëndrojmë gjithmonë krah njëri-tjetrit”, tha gjenerallejtnant Sançez De Lara.
Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë është një investim madhor prej 50 milionë eurosh nga aleanca dhe më shumë se 5 milionë euro të investuara nga qeveria shqiptare. Kjo bazë, falë investimeve të realizuara, me infrastrukturë moderne për avionët luftarakë të Aleancës, është e një rëndësie të veçantë, ku nga ekspertët e fushës së aviacionit është konsideruar si “syri” i NATO-s në Evropë./rtsh.al/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...