Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, ka pritur në takim përfaqësuesin nga Ambasada Amerikane në Kosovë, Richard Heater, me të cilin kanë biseduar për progresin e ATK-së, si dhe bashkëpunimin e institucionit tatimor e Ambasadën.
Në komunikatën për media, ATK thotë se bashkëpunimi ndërmjet këtij institucioni dhe Ambasadës së SHBA-së është shumë i rëndësishëm për avancimin dhe zhvillimin e sistemit tatimor në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
“Me mbështetjen e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, Administrata Tatimore ka arritur progres të rëndësishëm në përmirësimin e efikasitetit, transparencës dhe kapaciteteve të saj.”, thuhet në komunikatë.
Sipas ATK-së, Ambasada Amerikane ka ndihmuar në ofrimin e trajnimeve dhe programeve të specializuara për stafin e Administratës Tatimore, duke kontribuar në rritjen e aftësive teknike dhe profesionale të punonjësve të saj.
“Përveç kësaj, mbështetja financiare dhe teknike i ka mundësuar Administratës Tatimore të zhvillojë dhe zbatojë projekte inovative për të përmirësuar sistemin e mbledhjes së tatimeve dhe për të luftuar evazionin fiskal.”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info/
Kurti: 27 vite më parë, filloi shembja e kufirit mes Kosovës...
“Mendoj se duhet të jemi me fat që humbëm vetëm 2-0″ &...
Kurti udhëton për në Londër, pritet të marr pjesë në diskuti...
Hamza për Ditën e Kushtetutës: PDK mbetet e përkushtuar në r...
Tahiri: Era e zgjedhjeve po ndihet qartë në vend
Haxhiu kujton masakrën në Lagje të Re dhe në Rakoc: Sakrific...