Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të marrë pjesë në garën për president të Maqedonisë së Veriut, por kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti nuk do të jetë kandidat për president.
Kështu bënë të ditur nga BDI-ja, duke komentuar njoftimet se drejtuesi i saj do të jetë një nga kandidatët në zgjedhjet për kreun e shtetit.
Zgjedhjet për president të Maqedonisë së Veriut do të mbahen në dy runde, i pari më 24 prill, ndërsa rundi i dytë do të mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare, më 8 maj.
Kryeministri teknik, Talat Xhaferi, tha të martën më 20 shkurt, se nuk mendon se Ali Ahmeti do të pranonte kandidaturën për president pasi “Ai (Ali Ahmeti) ka për mision Bashkimin Evropian dhe po punon për këtë mision”.
“Ai nuk ka nevojë të tregojë se kush është dhe sa ka kontribuar për këtë vend dhe për qytetarët e këtij vendi. Nuk mendoj se është prioritet për të që të konkurrojë për ndonjë pozicion[pozitë]. Sikur të donte, ai mund të kishte cilëndo pozitë në shtet në këto 22 vjet”, deklaroi Xhaferi, i cili është anëtar i kryesisë së BDI-së.
Zëvendëskryeministri Artan Grubi, nëpërmjet rrjeteve sociale bëri të ditur se Ahmeti se shpejti do të dalë me “lajmin e madh”, por pa saktësuar nëse do të prezantohet ndonjë kandidat tjetër për president.
Grubi tha për mediat se “anëtarësia e BDI-së është për kandidaturën e Ali Ahmetit”, por Ahmeti, sipas tij, parapëlqen të punojë për “mision dhe jo për funksion”.
Jozyrtarisht një nga emrat që përflitet në opinion është edhe ai i ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Ndërkohë, me daljen eventuale të BDI-së me kandidat për president, bie poshtë paralajmërimi i Lidhjes Social Demokrate (LSDM) se partitë në pushtet do të dalin me një kandidat presidencial të përbashkët. /rel
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...