Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se është kundër Amerikës.
Me anë të një postimi në platformën X, Arifi ka thënë se Kurti nuk ka për qëllim ndryshimin dhe prosperitetin e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, përcjell Arbresh.info.
“Ai synon pushtet më të gjerë (Maqedoni, Luginë dhe Shqipëri) dhe më intensiv e totalitar, pra “Krejt dhe Drejt”. Kurti synon shtrirjen e tentakulave të tij në gjithë trojet shqiptare për t`i ndihmuar edhe propagandave dhe insinuatave serbe ndaj shqiptarëve, sikur se Kosova është vatër e konfliktit në rajon”, ka shkruar Arifi.
Mes tjerash, Arifi ka shtuar se Kurti po mbështet financiarisht një parti shqiptare në Beograd e që sipas tij, ka histori të korrupsionit dhe krimit në Luginë.
“Mos harroni, Kurti me historinë dhe ngarkesat e tij personale është bërë Kryeministri i parë shqiptar që është hapur Anti-Amerikan dhe nxit “besimtarët” e tij kundër ShBA-ve dhe interesave perëndimore. Për krahasim: në Luginën e Preshevës, Kurti po mbështet financiarisht me miliona Euro një parti shqiptare vasale e Beogradit e cila ka histori dekadore të korrupsionit dhe krimit në Luginë. Kështu ka gjetur duarputhës për të shtrirë pushtetin e tij, sepse pushteti i tij i vetëm në Kosovë pothuajse i ka dështuar në çdo aspekt të jetës. “Zajednicën” e pranoi dhe me të kantonizimin e Republikës së Kosovës, dështime në Shëndetësi, Ekonomi, Arsim dhe në gjitha sferat vitale”, ka thënë Arifi./Arbresh.info
Për vëllezërit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut:
Kurti nuk ka për qëllim ndryshimin dhe prosperitetin e shqiptarëve në MV. Përndryshe, nuk do të kishte mbështetur fraksione partiake si dhe persona që janë sinonim i pushtetit të kaluar.
Ai synon pushtet më të gjerë (Maqedoni,…
— Shqiprim Arifi (@arifishqiprim) February 19, 2024
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё