Njësitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës sot, në Prizren, kanë organizuar ndalesa rrugore me qëllim të identifikimit të automjeteve të dyshimta si dhe potencialisht mallra të kontrabanduara.
Me këtë rast, është ndaluar një automjet transportues që transportonte mall pa dokumentacion dhe që dyshohet se është kontrabanduar në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për tekstil-veshmbathje në sasi prej 1,160 artikujve me vlerë rreth 13,000 euro.
“Këto mallra po ashtu shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale duke qenë marka të falsifikuara. Tē gjitha mallrat jane konfiskuar derisa ndaj personave pergjegjes ēshte inicuar procedura kundërvajtëse.”, thuhet në njoftimin e Doganës.
“Njësitet e Doganës së Kosovës po vazhdojnë përpjekjet e tyre për të zbuluar dhe ndaluar veprimtarinë e paligjshme të kontrabandës dhe për të mbrojtur interesat e ligjshme të vendit tone.”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info/
Nëntë shtete të BE-së kundërshtojnë objektivat e reja për au...
Shërbimet shëndetësore përkeqësohen kur infermierët janë të ...
Ronaldo apo Messi? – Mbappe jep parashikimin e tij se ...
Bie turizmi, pasiguria ndikon tek të huajt, operatorët të sh...
Netanyahu po përgatiste një sulm të rëndësishëm ndaj Iranit ...
Numërohen 11% e votave për deputetë, këta janë më të votuari...