Sara Gjordeni dhe Bardhi janë sqaruar pas spektaklit për hyrjen e Endrik Bebës, i cili dikur ishte i dashuri i modeles.
Ata kanë rënë dakord që të mos bien pre e provokimeve në shtëpi dhe se do të shmangin çdo situatë që mund të sjellë probleme mes tyre.
Këngëtari i njohur po ashtu tha se nuk dëshiron që të përzihet në ndonjë situatë që mund të krijohet.
Pjesë nga biseda e tyre:
Bardhi: Mos u fut në panik, qetë. Çfarëdo që të ndodhë, mirë se vjen këtu jemi. Përndryshe, nuk kam asgjë kundër teje. Është një gjë e kaluar, s’kam asgjë kundër as atij çunit. Nëse provokon në ndonjë pikë, mos u përziej. Ke patur çfarë ke patur, respekt. Nuk kam asgjë kundër tij.
Sara: Nuk do më shikosh në asnjë moment që të fus xixa, kurrë. Nuk dua të nxitohem me opinione sepse familja ime jashtë shikon dhe kanë qenë shumë të lënduar nga ajo çfarë ka bërë ai.
Sara: Unë uroj që ai djali me karakterin që ka të mbajë vendin e vetë. Nuk do të ndikojë absolutisht fare në marrëdhënien time me Bardhin, zero. /Telegrafi/
Osmani në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Ndamë së bash...
SHKK mohon raportimet: Personi që telefonoi në emision nuk i...
Katër persona lëndohen nga një aksident i rëndë në Fier, mes...
Endrit Thaçi e Sami Lushtaku i shkojnë në vizitë për festën ...
Kurban Bajrami rrit fluksin e hyrjeve nga Kosova në Shqipëri
Zhvilluan sezon perfekt tek Hoffenheimi, treshes së Kosovës ...