Bisedimet e iniciuara nga Katari, Shtetet e Bashkuara dhe Egjipti, për të ndërmjetësuar një marrëveshje pengjesh mes Izraelit dhe Hamasit, janë “konstruktive”, por mbeten ende mospajtime domethënëse, njoftoi zyra e kryeministrit izraelit të dielën.
“Ka boshllëqe të rëndësishme për të cilat palët do të vazhdojnë të diskutojnë këtë javë në takime të tjera”, tha në një deklaratë zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Drejtori i Agjencisë Qendrore të Zbulimit të Shteteve të Bashkuara William Burns dhe kreu i agjencisë izraelite të zbulimit, David Barnea, u takuan me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Katarit Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, së bashku me kreun e zbulimit egjiptian, Abbas Kamel, thuhet në deklaratë.
Në deklaratë thuhet se bisedimet u zhvilluan në Evropë, pa dhënë një vend të caktuar.
Administrata e Presidentit Joe Biden është përpjekur të ndërmjetësojë lirimin e më shumë se 100 pengjeve që vazhdojnë të jenë në Gazë, që pas sulmit terrorist të 7 tetorit në Izrael nga grupi i militantëve islamik Hamas, i cili sundon Gazën. Rreth 1200 persona u vranë dhe mbi 250 të tjerë u morën peng, sipas zyrtarëve izraelitë./rel
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend