Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, këtë të shtunë në ambientet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme u zhvillua aktiviteti me temë “Shqiptarët zgjedhin për me shpëtue”.
Ministri i Shqipërisë, Igli Hasani vlerësoi rolin e diplomatëve dhe përpjekjet e popullit shqiptar në shpëtimin e hebrenjve, teksa u shpreh se evente të tilla shërbejnë për të na kujtuar që duhet të punojmë shumë, për të edukuar shoqëritë tona kundër çdo lloj urrejtje e diskriminimi racor, fetar, etnik, etj.
“Teksa shfletoja disa dokumente nga arkivat, ajo që del në pah është që këtu bëhet fjalë për veprimet e një shoqërie të tërë. Gjen aty dëshmi diplomatësh të angazhuar për të gjetur mënyra kreative për t’ju dhënë viza udhëtimi për në Shqipëri qytetarëve hebrenj nga e gjithë Evropa. Asgjë nuk mund të justifikojë antisemitizmin. Teksa me të drejtë ndihemi krenarë për këtë traditë mikpritje e për atë çka bënë paraardhësit tanë për të shpëtuar hebrenjtë, koha ku jetojmë e bën të domosdoshme që ne të punojmë për të ardhmen e veçanërisht për edukimin e brezave të rinj”, tha ai./abcnews.al
Samiti i NATO në Ankara, pritet të marrë pjesë dhe Donald Tr...
16 lojtarë të Barcelonës në Kupën e Botës, një rekord i ri p...
Costa në Prishtinë, Haxhiu: Kosova mbetet e përkushtuar ndaj...
SPAK çliron llogaritë e vëllezërve nga Katari për Zvërnecin,...
Presidenti i KE-së në Prishtinë: Kosova ka nevojë për instit...
LVV gjobitet me 5.100 euro pas ankesës së IKD-së për përfshi...