Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar sot me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, me të cilën ka biseduar mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.
Lajçak, përmes një postimi në platformën sociale X, ka thënë se e ka njoftuar raportuesen Von Cramon mbi procesin e dialogut.
“Është mirë të shkëmbehen shënimet me anëtaren e Parlamentit Evropian Viola von Cramon sa iu përket zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe më gjerë në rajon. Unë ndava përditësime mbi dialogun e lehtësuar nga BE”, shkruan diplomati sllovak.
Good to compare notes with MEP @ViolavonCramon regarding recent developments in Kosovo and the broader region. I shared updates on the ??-facilitated Dialogue and we also delved into the post-election landscape in Serbia, along with the dynamics within the European Parliament. pic.twitter.com/UMioFtTCh9
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 26, 2024
Gjithashtu në takim u bisedua edhe mbi situatën pas zgjedhore në Serbi në kuadër të zhvillimeve brenda Parlamentit Evropian./rtklive
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...