Presidenti iranian Ebrahim Raisi do të vizitojë nesër Ankaranë, për të zhvilluar bisedime me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan, sipas një burimi qeveritar.
Sipas analistëve, të dy liderët do të zhvillojnë bisedime për luftën mes Izraelit dhe Hamasit dhe për mjetet për të parandaluar zgjerimin e saj, në një kohë kur tensionet po rriten në Lindjen e Mesme.
Duke fajësuar Izraelin, Presidenti Raisi u zotua të shtunën se do të hakmerrej për vdekjen e pesë anëtarëve të Gardës Revolucionare iraniane në një sulm në Siri. Të dy presidentët pritet të diskutojnë gjithashtu çështje dypalëshe, duke përfshirë marrëdhëniet tregtare turko-iraniane dhe hapjen e një kalimi të ri kufitar midis dy vendeve fqinje.
Në këtë vizitë të parë në Turqi, Raisi do të shoqërohet nga një “delegacion i nivelit të lartë politik dhe ekonomik”./abcnews.al
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...