Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur këtë të martë (23 janar) në SPAK ku do të pyetet për herë të parë si person nën hetim në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani.
Ish-kryeministri i cili ndodhet në arrest shtëpie, është shoqëruar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nga Policia.
Ish-kryeministri në një prononcim për shkurtër për media para hyrjes në ambientet e SPAK teksa ka garantuara para demokratëve mbështetës të tij se opozita do të fitojë betejën, ka deklaruar se “jam këtu për të denoncuar Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë”.
Në mbështetje të Berishës, patra ambienteve të SPAK janë deputetët Albana Vokshi, Flamur Noka, Edmond Spaho, Luçiano Boçi, Gent Strazimiri, Eno Bozdo, Tritan Shehu, Luan Baçi, Ivi Kaso, etj.
Berisha ndodhet në arrest shtëpiak nga data 31 dhjetor. Masa u kërkua pas dyshimeve të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion se ish-kryeministri mund të ketë kryer veprën e korrupsionit dhe pastrimit të parave në privatizimin e ish-kompleksit Partizani./rtsh.al
“Nuk është kompetencë e tij“, Pacolli tregon për raportet e ...
Pacolli akuza të forta për Valon Llukën: Më ka vjedhur 5 mil...
“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndë...
Konjufca: Mërgata në Amerikë nyja që lidh Kosovën me SHBA-në
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...