Reshjet e dëborës kanë krijuar problematika në Rrugën e Kombit.
Mësohet se nga segmenti Orosh-Kalimash ka probleme me lëvizjen. Megjithatë raportohet se mjetet borëpastruese janë duke punuar.
Gazetari Martin Marku ka mësuar se më së shumti borëpastruesja është fokusuar në zonën e njësisë administrative Fan ku ka prezencë të dëborës edhe në trupin e rrugës.
Ndërsa në Lezhë ka pasur reshje shiu, por me intensitet të ulët duke mos shkaktuar problematika. Në Mirditë ka pasur reshje dëbore.
Deri më tani aty nuk raportohet për bllokim rrugësh, por vetëm për mungesë energjie elektrike në disa fshatra në Kthellë dhe Gëziq.
Në Bashkinë e Kurbinit, territori është përfshirë nga erërat e forta, por nuk paraqiten probleme./tvklan.al
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...
Sulmuesi njofton largimin nga Tirana
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...