Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit të GJKKO për t’i caktuar ish-kryeministrit të Shqipërisë masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.
Meta shprehet se vendimi është një akt ekstrem i përndjekjes politike të Berishës dhe vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës për eliminim e opozitës.
Kreu i PL-së ka komentuar dhe ndalimin e komunikimit për Berishës, ku shprehet se është një kambanë alarmi liritë dhe të drejtat e çdo qytetari.
Reagimi i Metës:
Vendimi i sotëm i GjKKO është një akt ekstrem i përndjekjes politike të Prof. Dr. Sali Berishës dhe vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës për eliminimin e opozitës. Izolimi i paprecedentë i liderit të opozitës është kambanë alarmi për liritë dhe të drejtat e çdo qytetari, për vetë ekzistencën e shtetit të së drejtës, si dhe për pluralizmin politik, që është nga sot më i kërcënuar se kurrë më parë.
Vuçiq takohet me Sorensenin, flasin për dialogun Kosovë-Serb...
Zbulohet e vërteta e mungesës së Fabian Ruiz, nuk lidhet me ...
Prishtinës i largohet lojtari kryesor në prag të play-offit,...
Arrestohet një person në Prizren i dyshuar për disa raste të...
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit